Ballina Sport Futboll ​Zbulohet plani i Interit për ta ndal Haalandin në top formë

​Zbulohet plani i Interit për ta ndal Haalandin në top formë

Qendërmbrojtësi Stefan de Vrij ka thënë se Interi duhet të ‘mbrohet si një ekip’ për të neutralizuar yllin e Manchester City, Erling Haaland në Ligën e Kampionëve. “Nerazzurrët” shpresonin të merrnin tre pikë të reja kundër Monzës të dielën në Serie-A për të nisur një javë jashtëzakonisht të vështirë në listën e tyre të ndeshjeve, por ata barazuan me rezultat 1-1.

Të mërkurën kampionët e Italisë udhëtojnë për t’u përballur me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, më pas do të përballen me rivalët e qytetit Milan në “Derby della Madonnina” të dielën e ardhshme në Serie A, përcjellë KosovaPress.

“Nuk ka kambana alarmi, ne vetëm duhet të mësojmë nga gabimet që bëmë sot. Ndonjëherë ne ishim shumë të ngadaltë duke lëvizur topin përreth dhe mund të ishim më të mprehtë në pasimin e fundit. Nëse e kaloni ngërçin kundër këtyre skuadrave, gjithçka bëhet më e lehtë, por ne u përpoqëm ta gjenim golin”

De Vrij u pyet se si ai dhe shokët e tij shpresojnë të ndalojnë Haaland, i cili ka shënuar nëntë gola në katër ndeshje këtë sezon.

“Duhet të punoni si ekip për ta kufizuar atë, por gjithashtu mbani mend se Manchester City nuk është vetëm Haaland. Ai është në formë të mirë dhe ka shënuar shumë këtë sezon, por ne duhet të mbrohemi si ekip”, tha në fund De Vrij.

Exit mobile version