Një planet në madhësinë e Jupiterit është zbuluar në Rrugën e Qumështit duke shënuar kështu herën e parë që një trup qiellor në këtë përmasë orbiton një yll të vdekur.
Ylli pranë të cilit është parë planeti, është tashmë në fund të ciklit të tij dhe duket tërësisht i bardhë pasi po largon shtresat e jashtme. Yje të tilla quhen yje xhuxhe.