Është 9 herë më i dendur se Jupiteri, frut i kolapsimit të një sasie të jashtëzakonshme gazi
Ky planet rrotullohet rreth yllit mëmë në një distance që është 93 herë më e madhe se ajo që ndan Tokën nga Dielli. Përreth yllit madje ekspertët thonë se mund të orbitojnë edhe planetë të tjerë, e dy duket se janë në fazë embrionale.
Krijimi i kësaj bote të re në hapësire është vëzhguar edhe nga teleskopi Subaru që ndodhet në Hawai ku është konfirmuar vrojtimi i Hubble. Fillimisht rreth yllit është krijuar një disk i gaztë, e më pas akumulimi i vrullshëm e masiv e tij ka krijuar planetin e ri, pa një bërthamë qëndrore. Sipas studiuesve sasitë e mëdha të gazit janë kolapsuar si pasojë e instabilitetit gravitacional.
Krijimi i ekzoplanetit AB Aurigae b është përshkruar në revistën shkencore ndërkombëtare Nature.