Teleskopi Hapësinor Hubble i NASA-s dhe Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) ka gjetur dëshminë e parë të drejtpërdrejtë të ekzistencës së një vrime të zezë të vetmuar. Rezultati erdhi pas gjashtë vitesh vëzhgimesh: teleskopi ishte në gjendje të maste me saktësi masën e trupit, që është 7 herë më e madhe se e diellit.
Zbulimi i kësaj vrime të zezë, e cila është rreth 5000 vite dritë larg nesh, i ka lejuar studiuesit të vlerësojnë të dhëna të tjera. Ekipi vuri në dukje se trupi po udhëton në galaktikë me 160,000 kilometra në orë.
Një grup tjetër kërkimor, ai i udhëhequr nga Casey Lam nga Universiteti Berkeley në Kaliforni, nuk përjashtoi mundësinë që objekti i kërkimit të Hubble të mos jetë një vrimë e zezë, por një yll neutron. /tiranapost
It’s estimated that about 100 million black holes roam around our Milky Way Galaxy – and for the first time ever, astronomers now believe they may have precisely measured the mass of an isolated black hole with Hubble!
Discover more: https://t.co/ls2R8dNjFX pic.twitter.com/IxZS21ZaeY
— Hubble (@NASAHubble) June 10, 2022