Skeleti i një nëndetëseje gjermane, të mbytur gjatë Luftës së Parë Botërore, u gjet në Detin e Veriut dhe autoritetet besojnë se brenda mund të jenë trupat e 23 personave.
Nëndetësja “UB-II”, e cila prej vitesh dergjet në thellësinë e 30 metrave në ujërat belge, thuhet të jetë në gjendje të mirë, edhe pse ka pësuar dëme në pjesën e sipërme.
Mjeti lundrues besohet të jetë mbytur si pasojë e goditjes nga një minë. Nëndetësja është mbuluar në mënyrë që të parandalohen plaçkitjet apo dëmtimet e saj.
Përdorimi i nëndetëseve gjatë Luftës së Parë Botërore, për të goditur rrugët tregtare britanike në kanalin anglez dhe Detin e Veriut, ishin një pjesë kyçe e taktikave gjermane.
93 nëndetëset e stacionuara në portet belge shkaktuan mbytjen e më shumë se 2.500 anijeve, por u bënë edhe vet shënjestra sulmesh, me 70 prej tyre që humbën në det, duke iu kushtuar jetën edhe 1.200 marinarëve.
Deri më tani, 11 nëndetëse të Luftës së Parë Botërore janë gjetur në ujërat belge, por anija e fundit mendohet të jetë ajo në gjendjen më të mirë.