Mund të shërbejë si lubrifikant mes pllakave tektonike duke reduktuar presionin e spostimit
Zbulohet një gropë në fund të Oqeanit Paqësor nga e cila buron një lëng yndyror dhe i ngrohtë, me një përbërje kimike shumë ndryshe nga i gjithë uji që e rrethon.
Sipas grupit kërkimor të Universitetit të Uashington, që studimin e ka publikuar në revistën Science Advances, burimi është zbuluar rreth 80 km në brigjet e Oregon në SHBA, në një zonë ku bashkohen dy pllaka tektonike, dhe përbën një fenomen të pavrojtuar ndonjeherë deri më sot.
E kanë pagëzuar Oazi i Picias “Pythia’s Oasis”, dhe mund të jetë e lidhur me lëvizjen e pllakave tektonike, të cilat shtyhen duke bërë që njëra të jetë nën tjetrën dhe duke shkaktuar fenomene sizmike.
Shkencëtarët hedhin hipotezën se pikërisht ky lëng, mund të shërbejë si lubrifikant mes tyre, duke reduktuar presionin e spostimit.
Ky lëng, është ndryshe nga uji oqeanik, është shumë i pasur me bor dhe litium, shumë i varfër me klor, potas dhe magnesium, dhe gjithashtu ka temepraturë të paktën 9 gradë Celsius më shumë.
Ekipi shpjegon se do të vijojnë studimet, që mund të shërbejnë për më shumë njohuri në aktivitetet sizmike.