Ballina Lajmet Kosovë Zbulohet lapidari i të rënëve në mbrojtje të kufirit në vitin 1944...

Zbulohet lapidari i të rënëve në mbrojtje të kufirit në vitin 1944 në Herticë të Podujevës

Sot është zbuluar Lapidari në Herticë të Podujevës kushtuar 11 dëshmorëve që dhanë jetën për të mbrojtur kufirin Kosovë – Serbi në vitin 1944.

Një nga një iu përmendën emrat.

Qytetarë të Komunës së Podujevës e familjarë të dëshmorëve u mblodhën në fshatin Herticë për të kujtuar 11 persona që ranë në mbrojtje të kufirit në vitin 1944.

Pas 80 vitesh u zbulua Lapidari kushtuar atyre që dhanë jetën në këtë betejë.

E para zbulimit fillimisht u kujtuan veprat e tyre.

“Rrahman Shaban Halili 49 vjeç babai i dy fëmijëve edhe ky ishte një luftëtar i devotshëm një trim, plagoset rëndë bashkëluftëtarët e marrin për me tërheq por jeta e tij përfundon pikërisht në hyrje të lagjes së Muqollëve dhe aty e lënë deri pas 7 jave familjarët vinë e marrin dhe e varrosin”, tha profesori Raif Muqolli.

Pllaka përkujtimore u zbulua nga kryetari i Komunës, Shpejtim Buliqi bashkë me familjarë të dëshmorëve.

Më pas, këngëtarja Edona Llalloshi këndoi para të pranishmëve.

Nuk munguan as monologë e as vallja e Llapit.

“Prehuni të qetë e krenarë në themelet e lirisë e të mëvetësisë së atdheut” ishin fjalët kushtuar 11 të vrarëve.

Exit mobile version