Sot është zbuluar Lapidari në Herticë të Podujevës kushtuar 11 dëshmorëve që dhanë jetën për të mbrojtur kufirin Kosovë – Serbi në vitin 1944.
Një nga një iu përmendën emrat.
Qytetarë të Komunës së Podujevës e familjarë të dëshmorëve u mblodhën në fshatin Herticë për të kujtuar 11 persona që ranë në mbrojtje të kufirit në vitin 1944.
Pas 80 vitesh u zbulua Lapidari kushtuar atyre që dhanë jetën në këtë betejë.
E para zbulimit fillimisht u kujtuan veprat e tyre.
“Rrahman Shaban Halili 49 vjeç babai i dy fëmijëve edhe ky ishte një luftëtar i devotshëm një trim, plagoset rëndë bashkëluftëtarët e marrin për me tërheq por jeta e tij përfundon pikërisht në hyrje të lagjes së Muqollëve dhe aty e lënë deri pas 7 jave familjarët vinë e marrin dhe e varrosin”, tha profesori Raif Muqolli.
Pllaka përkujtimore u zbulua nga kryetari i Komunës, Shpejtim Buliqi bashkë me familjarë të dëshmorëve.
Më pas, këngëtarja Edona Llalloshi këndoi para të pranishmëve.
Nuk munguan as monologë e as vallja e Llapit.
“Prehuni të qetë e krenarë në themelet e lirisë e të mëvetësisë së atdheut” ishin fjalët kushtuar 11 të vrarëve.