Zbulohet kontinenti i tetë, Zelandia

Shkencëtarët amerikanë kanë konfirmuar ekzistimin e kontinentit të tetë të cilin e kanë zbuluar pas një udhëtimi nëntë javor, pjesa më e madhe e të cilit është bërë në Oqeanin Paqësor, raporton Anadolu Agency (AA).

I quajtur Zelandia, kontinenti është përmbytur në Paqësorin e Jugut, ndërkohë që Zelanda e Re paraqet masën e dukshme të tij.

Shkencëtarët, megjithatë, besojnë se i gjithë kontinenti dikur ishte shumë më afër sipërfaqes duke mundësuar një rrugë të rëndësishme për migrimin e jetës së kafshëve dhe bimëve rreth 80 milionë vjet më parë.

Një ekip i përbërë nga 32 shkencëtarë nga 12 shtete, eksploruan Zelandinë nga një anije kërkimore për dy muaj rresht, ndërkohë që kthimi i tyre u bë i ditur nga Fondacioni Kombëtar për Shkencë (NSF).

“Zelanda, një kontinent i përmbytur që është humbur nën oqeane, po zbulon sektretet e saj 60 milionë vjeçare, gjë e cila po bëhet përmes shpimeve shkencore të oqeanit”, tha Jamie Allan, drejtor i NSF-së në Departamentin e Oqeaneve.

“Kjo ekspeditë mundëson qasje në historinë e tokës që shtrihet nga malet e Zelandës së Re dhe pllakave tektonike, dhe tek ndryshimet e qarkullimit të oqeaneve dhe klimës globale”, thonë nga NSF.

Pjesa më e madhe e Zelandisë është rreth 1 kilometër nën sipërfaqe të oqeanit. Studiuesit besojnë se pjesa më e madhe e kontinentit, rreth 93 për qind, u fundos në thellësitë e Oqeanit Paqësor rreth 23 milionë vjet më parë. Dikur pjesë e një toke që përfshinte Antarktidën dhe Australinë, shkencëtarët vlerësojnë se Zealandia është rreth 4.920.000 kilometra katrorë në madhësi.

Shpimet që janë bërë në Zelandia kanë nxjerë në sipërfaqe mijëra fosile të rëndësishme që kanë zbuluar se ajo zonë ka qenë dikur e banueshme.

“Janë studiuar më shumë se 8.000 mostra, dhe janë identifikuar disa qindra lloje fosilesh”, tha Gerald Dickens nga Universiteti Rajs, pjesë e ekspeditës së shkencëatrëve.

Sipas tij, zbulimet flasin se gjeografia dhe klima ka qenë shumë më ndryshe në të kaluarën.