Ballina Kuriozitete Zbulohet çfarë e shkakton narkolepsinë

Zbulohet çfarë e shkakton narkolepsinë

Sëmundja neurologjike qe i vë në gjumë të thellë njerëzit prek 1 në 2 mijë persona

Zbulohet cili është mekanizmi përgjegjës që shkakton narkolepsinë. Kjo e fundit është një sëmundje neurologjike që prek një në çdo 2000 persona në Evropë, SHBA dhe Japoni dhe shfaqet me goditje gjumi të papritura gjatë ditës e në situata të ndryshme.

Kush vuan nga narkolepsia, në momentin e goditjes së gjumit bie menjëherë në fazën REM, pra faza me e thellë dhe e ëndrrave, që shoqërohet edhe me paralizë msukulare tipike të gjumit.

Një tjetër simptome është edhe humbja e plote dhe e menjëhershme e tonicitetit muskular si pasojë e një emocioni të fortë, që mund të jetë qoftë edhe një shaka, apo një surprizë, duke e bërë pacientin të mos arrijë të lëvizë dot për disa minuta.

Sipas dy mjekëve që prej vitesh e studiojnë dhe kanë arritur në zbulime të rëndësishme, në gjysmën e rasteve, sëmundja nis që në fëmijëri, dhe agravohet me kalimin e viteve. dhe pas kësaj fshihet mungesa e një molekule kimike në tru që quhet orexina, mungesa e së cilës shkakton narkolepsinë.

Dhe zbulimi i shkaqeve biologjike por edhe mekanizmave autoimunë ka hapur rrugën tashmë krijimit të medikamenteve që mund të ndihmojnë në kurimin e simptomave. Aktualisht janë dy ilaçe në fazë eksperimentimi dhe mendohet që brenda 5 vitesh mund të jenë të disponueshëm për pacientët.

Exit mobile version