Dieta me tranguj është dietë restriktive dhe mbahet më së gjati 14 ditë. Gjatë kësaj kohe dieta me tranguj mund t’ju bëjë të humbisni deri në 7 kg.
Trangulli ka shumë pak kalori. Në 100 gramë përmban gjithsej 15 kalori. Dieta nënkupton edhe rritjen e aktivitetit fizik.
JA SHEMBULLI I KËSAJ DIETE PËR NJË DITË:
Mëngjes: sallatë me tranguj, dy vezë të ziera mirë.
Zemra: një mollë apo pjeshkë, apo 5 kumbulla, gjithsej deri 200 g.
Dreka: sallatë me tranguj, bukë integrale të thekur. Në këtë sallatë mund të shtoni edhe domate dhe djathtë feta.
Zemra: një lëng i shëndetshëm me tranguj
Darka: pemët sezonale deri 300 gramë.
Vërejtje: Sallata me tranguj hahet sa herë që të ndieni uri. Pini sa më shumë lëngje.