Astronomët kanë zbuluar radio valë të përsëritura nga thellësitë e hapësirës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC, shkencëtarët e Universitetit British Columbia në Kanada, kanë hasur radio sinjale nga një burim i largët rreth 1,5 miliardë vite dritë.
Sinjalet janë përcaktuar me radio teleskopin e quajtur CHIME në luginën Okanagan.
Astrofizikantja nga Universiteti British Columbia, Ingrid Stairs, theksoi se mund të ketë ende nga këto valë në thellësitë e hapësirës.
Ajo shtoi se do të mund të kuptojnë se nga vijnë dhe nga çfarë shkaktohet vetëm nëse zbulojnë më shumë burime.
Radio valët e fuqishme për herë të parë ishin zbuluar me radio teleskopin Parkes në Australi në vitin 2007.