Kësaj herë nuk është nevojitur shpimi i terrenit, por është përdorur një teknikë tjetër. Nga grimcat e rërës së mbledhur, pas analizimit ka rezultuar se kishin gjurmë amoniaku, acidi benzoik e disa të tjera të paidentifikuara deri më sot në planetin e kuq.
Marsi është planeti i katërt në renditje në distancë nga Dielli dhe është i dukshëm në qiell me sy të lirë. Gjithashtu është një ndër planetet e llojit Tokësor, së bashku me Mërkurin, Afërditën dhe Tokën tonë.
Njeriu prej shumë kohesh ka nisur misionet në planetin e kuq, për të kuptuar më tepër për evolucionin e tij dhe në kërkim të gjurmëve të jetës.