Ballina Kuriozitete Zbulohen mbetjet e dinozaurit më të vjetër në Afrikë

Zbulohen mbetjet e dinozaurit më të vjetër në Afrikë

Shkencëtarët kanë zbuluar në Afrikë mbetjet e një dinozaur, i cili mendohet të jetë në i vjetri në Afrikë dhe ka jetuar afro 230 milionë vjet më parë. ‘Mbirosauri raathi’ mendohet të ketë qenë një metër i gjatë, vrapon me dy këmbë ka qafë të gjatë dhe dhëmbë si sharrë.

Sipas shkencëtarëve dinozauri ishte një specie sauropodomorfi, një i afërm sauropodit, i cili ecte me katër këmbë.

Ky skelet u zbulua gjatë dy ekspeditave të realizuara në vitin 2017 dhe 2019 në luginën e Zimbabve.

“Nëse flasim për evolucionin e dinozaurëve, fosilet nga epoka e Triasikut, e cila ka përfunduar më shumë se 200 milionë vjet më parë, janë të rralla dhe janë zbuluar në Amerikën e Jugut, Indi dhe tashmë në Zimbabve”, tha Darlington Munyikwa, zëvendës drejtor i Muzeve Kombëtare të Monumenteve të Zimbabvesë.

Ky zbulim pritet të hedhë më shumë dritë mbi evoluimin dhe migrimin e hershëm të dinozaurëve në kohën kur bota ishte e gjitha një kontinent dhe Zimbabve ishte në të njëjtën gjerësi gjeografike me vendet e tjera.

Sipas BBC, Zimbabve ka qenë në dijeni për fosilet në atë zonë prej dekadash dhe duhen zhvilluar ende shumë ekspedita, por kjo varet nga fondet që do u vihen eksploruesve në dispozicion.

Nga zbulimet e bëra rezulton se dinozaurët nuk filluan të sundonin të gjithë botën që në fillim.

“Ata dhe kafshët e tjera që jetuan në atë periudhë, duket se kanë jetuar në një mjedis të veçantë në jugun e largët, vend i cili sot përkon me Amerikën e Jugut, Afrikën jugore dhe Indinë”, tha Christopher Griffin, një nga shkencëtarët e përfshirë në ekspeditë, duke shtuar se mbetjet e gjetura i përkasin padyshim dinozaurit më të madh të gjetur në Afrikë./tvklan.al

Exit mobile version