Zbulohen gjeoglife të reja Nasca në Peru. Bëhet fjalë për 4 figura të stilizuara gjigande të gdhendura në terren të cilat janë vrojtuar dhe gjetur falë inteligjencës artificiale.
Këto linja për herë të parë janë zbuluar nga eksploruesit spanjolë në shek XVI, dhe më pas gjatë viteve janë identifikuar rreth 13 mijë linja, mbi 70 figura gjeometrike, mbi 100 spirale.
Janë vizatuar nga banorët antikë të zonës jugore të Perusë, zonë e cila është shumë e ashpër dhe e thatë dhe pothuajse nuk bie shi kurrë. Mendohet se vizatoheshin për ritual të ndryshme, në mënyrë që të lexoheshin nga perënditë.
Kësaj here është identifikuar nga inteligjenca artificiale një peshk më gjatësi 19 m, një zog prej 17 m, një palë putra rreth 80 m dhe figura njerëzore 5 m.
Grupi i arkeologëve shpjegon se përdorimi i Inteligjencës Artificiale në këtë rast ka ndihmuar shumë dhe përshpejtuar procesin e zbulimit të figurave gjeometrike në mënyrë të ndjeshme.
Studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare Shkenca Arkeologjike dhe është një bashkëpunim mes disa universiteteve japoneze dhe franceze.