Teleskopi Hapësinor i NASA-s, James Webb, ka zbuluar galaktika të ngjashme me Rrugën e Qumështit, që datojnë tash e 11 miliardë vjet më parë, shkroi DailyMail të enjten.
Sipas NASA-s, janë hetuar koleksione masive të gazit, pluhurit, të yjeve dhe të shufrave yjore, që nuk ishte vërejtur më parë, ndonëse të tilla ka edhe në galaktikën ku jetohet aktualisht.
Kjo sipas ekipit amerikan të astronomisë, do t’iu ndihmojë astrofizikanëve t’i përsosin teoritë e tyre të evolucionit së galatikës.
Shardha Jogee, profesor i astronomisë në Universitetin e Texasit, deklaroi se zbulimi i shufrave yjore nënkupton se modelet e evolucionit të galaktikave “tani kanë një rrugë të re”.
Më parë, Teleskopi i NASA-s, Hubble, ka zbuluar shenja nga galaktika të tjera, por kurrë kaq më të reja. Ekipet deklaruan se janë duke i analizuar pamjet e filmuara, derisa zbulimi u konsiderua jashtëzakonisht i rëndësishëm. /koha