50 prej tyre në shkretëtirën e Nazcës janë të ngjashme me figura njerëzore
Zbulohen figura të reja në shkretëtirën e Nazcës në Peru. Falë vrojtimeve të fundit me drone janë identifikuar 168 gjeoglife të reja, 50 mec të cilave janë të ngjashme me figurën njerëzore. Ndërsa të tjerat janë vizatime gjigande të gdhendura në terren, kryesisht kafshë, zogj, gjarpërinj, mace dhe balena. Por ka dhe linja të thjeshta apo figura gjeometrike. Prej vitesh zbulimet vijojnë, por së fundmi po përdoret gjerësisht ndihma e inteligjencës artificiale për të të zbuluar linjat që janë të fshehura tashme nga erozioni dhe koha. Madje sipas një studimi Peruvian, mendohet se janë zbuluar derti më sot vetëm 5% e tyre.
Gjeoglifet janë krijuar nga civilizimi Nazka, në vitet 300-500, kur ishin në zhvillimin e shkëlqimin më të madh të shoqërisë së tyre.