Shkencëtarët zbuluan variacione gjenetike të cila rrisin rrezikun e çrregullimit të mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Science Daily, në hulumtimin e zhvilluar nga Projekti iPSYCH i Danimarkës, institutet Harvard Broad dhe Massachusetts Technology, Fakulteti i Mjekësisë i SUNY Upstate dhe Konsorciumi Psikiatrik i Shkencës së Gjenomit, janë përcaktuar variacione gjenetike të cilat rrisin rrezikun e mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit.
Në hulumtim variacionet gjenetike në gjenet e mbi 20 mijë personave që kanë ADHD janë krahasuar me ato të 35 mijë personave të shëndetshëm. Shkencëtarët kanë zbuluar 12 zona të cilat rrisin rrezikun tek personat të cilët kanë variacione specifike gjenetike të infektimit me sëmundjen, ndërsa zbulimi do të kontribuojë në kuptimin e biologjisë që qëndron nën zhvillimin e ADHD-së.
Detajet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Nature Genetics”.