Ballina Lajmet Kosovë Zbriten çmimet e naftës dhe benzinës për 24 orët e ardhshme

Zbriten çmimet e naftës dhe benzinës për 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivative për 24 orët e ardhshme.

Siç njofton MINT, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1.85 euro për litër, përcjell Telegrafi.com

Kurse, çmimi maksimal i lejuar për benzinë është 1.74 euro për litër dhe ai për gaz është 0.78 euro.

“Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27.06.2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit. Vendimi është marrë bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ 03/2022 për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës”, njofton MINT.

Exit mobile version