Ballina Kuriozitete Zbardhet misteri, zbulohet se çfarë ishte ky objekt

Zbardhet misteri, zbulohet se çfarë ishte ky objekt

Një objekt misterioz në brigjet e Australisë bëri të lindnin lloj-lloj teorish konspirative. Por tashmë, autoritetet atje kanë zbuluar se çfarë ishte objekti misterioz cilindrik.

Agjencia Australiane Hapësinore thotë se objekti është mbetje nga lëshimi i një sateliti që operohej nga Organizata e Kërkimit Hapësinor Indian.

“Kemi arritur në përfundimin se objekti është me shumë mundësi nga Mjeti i Lëshimit të Satelitit Polar (PSLV). PSLV është një mjet i lëshimit mesatar që operohet nga Organizata e Kërkimit Hapësinor Indian”, tha agjencia australiane.

Më herët gjatë këtij muaji, inxhinieri i Agjencisë Europiane Hapësinore, Andrea Boyd, tha se beson që objekti ra nga një raketë indiane gjatë lëshimit të një sateliti.

Nga pala indiane konfirmuan se objekti ishte pjesë e një rakete, por nuk mund ta konfirmonin nëse ishin nga lëshimi i tyre. Kushdo që lëshon objektin në hapësirë është përgjegjës për asgjësimin e tij. Kjo është përcaktuar nga një traktat në OKB.

Kujtojmë që autoritetet australiane e përcaktuan objektin si të çuditshëm dhe kërkuan nga njerëzit që të mos i afroheshin për shkaqe sigurie./

Exit mobile version