Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare është plagosur me armë zjarri të dielën në Fushë-Kosovë.
Misin Krasniqi ishte kalimtar rasti kur dy grupe (biznese) u përleshen me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje që kishin në mes vete, ndërsa një plumb e goditi policin.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po vazhdon të qëndroi i shtrirë.
Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar kosovarë, të cilët janë liruar në konsultim me prokurorin, ndërsa një i dyshuar tjetër është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Njësitet policore me urdhër të prokurorit kanë kryer bastisje në lidhje me rastin, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.
Në konsultim me prokurorin, janë iniciuar veprat “vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kanosje dhe armëmbajtje pa leje”.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin.