Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, i ka bërë ftesë opozitës në Kuvend që të grumbullojë 60 vota, që ai t’u ndihmojë për rrëzimin e Qeverisë.
Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse VV dhe LDK arrijnë t’i bëjnë 60 vota në Kuvend, vota e tij do të jetë e 61-ta për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Postimi i plotë i Berishës:
“Për: VV dhe LDK
Bëni 60 vota që të kontriboj si i 61 për rrëzimin e qeveris për me e provu znj.Daka, që për 45 ditë e ardhëshem a do e “respektoj” ligjin për zgjedhje… Zafa” (sic.), ka shkruar Berisha