Sot pritet që kreu i LSDM-së, Zoran Zaev të kërkojë nga presidenti Gjorgji Ivanov mandatin për formimin e koalicionit të ri qeveritar, pasi ka përmbushur tanimë kushtin e vendosur nga Ivanov për të krijuar shumicë parlamentare. LSDM ka siguruar mbështetjen e 67 deputetëve për mandatarin Zoran Zaev.
Përndryshe, pas dështimit të negociatave ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, presidenti Gjorgji Ivanov ftoi në një takim liderët e të gjitha partive parlamentare dhe i njoftoi ata se mandatin për formimin e Qeverisë do t’ia ndajë partisë ose koalicionit që do të sigurojë shumicë në Kuvend.