Kryeministri Zoan Zaev edhe njëherë është shprehur i prerë se regjistrimi i popullsisë do të realizohet dhe atë sipas metodologjisë së miratuar nga Kuvendi.
Zaev hodhi poshtë edhe njëherë propozimin e opozitës maqedonase që edhe popullsia rezidente të mund të regjistrohet në mënyrë elektronike, duke komentuar se seanca e parë e Kuvendit është në 14 shtator, ndërsa regjistrimi fillon më datë 5 shtator.
Zaev tha se Enti i Statistikave i ka përfunduar të gjitha përgatitjet për zbatimin e regjistrimit.
Ai tha se ky operacion statistikor patjetër të realizohet që të mund të sigurohet barazi e korrektësi për të gjithë qytetarët në të gjitha sferat. /alsat