Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tani më është në Bullgari për shkak të aksidentit të madh në autostradën Struma.
Në një intervistë për Bullgaria ON AIR, kryeministri tha se do të takohet me shtatë personat të cilët i kanë mbijetuar tragjedisë. Ai ka thënë se ka arritur që të bisedojë me njërin nga personat me telefon që ka qenë në autobusin.
“Më tha se ka dëgjuar shpërthim. Ai dhe gjashtë të tjerë që kanë mbijetuar kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë persona të rinj të moshës 25-30 vjeçare, ka 12 fëmijë. Tragjedia është e madhe”, ka thënë Zaev, transmeton Shenja..
Në këtë fazë nuk pritet të ketë hetim paralel ka thënë Zaev. /shenja