Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp theksoi se ai pret që Presidenti Gjorge Ivanov t’ia dorëzon mandatin, transmeton TetovaSot.
“Nikolla Gruevski kurrë më nuk do të jetë kryeministër. U dëshmua se Gruevski nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë. VMRO-DPMNE dje edhe zyrtarisht humbi mundësinë për të formuar qeverinë. Maqedonia nuk ka kohë për të humbur, proceset demokratike kanë filluar, dhe atë e kanë zgjedhur qytetarët. Pres që Ivanovi të ma dorëzojë mandatin. Të gjitha opsionet e tjera do të shkelin Kushtetutën”, tha Zaev.
Ai shtoi se është e nevojshme të formohet qeveria që reflekton shumicën e vullnetit të qytetarëve dhe qeveria që do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve.