Kryeministri i RMV-së Zoran Zaev, i cili sot merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që mbahet në Vjenë, e ka falënderuar kancelarin austriak Sebastian Kurz për iniciativën dhe organizimin, duke thënë se derisa ka lider të tillë, europerspektiva çdo herë do të jetë fituese ndaj euroskepticizmit.
Zaev në Facebook shkruan se paneli i sotëm në Vjenë, tregon se e ardhmja e Evropës është me Ballkanin Perëndimor dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është me Evropën.
“Falënderoj kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz, i cili sot në Vjenë sërish tregoi se përgjegjësi dhe lidership edhe ndaj Ballkanit Perëndimor edhe ndaj Evropës. Derisa ekzistojnë liderë të tillë të përkushtuar për integrimet, ideja evropiane nuk do të jetë e rrezikuar seriozisht, ndërsa europerspektiva çdo herë do të jetë fituese ndaj euroskepticizmit”, ka shkruar Zaev.
Zaev në Samitin e Vjenës është i shoqëruar nga zv.kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, ndërsa ka mbajtur edhe takim dypalësh me kancelarin austriak, Sebastin Kurz.