Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zaev dhe Tspiras marrin çmimin e paqes për Marrëveshjen e Prespës

Zaev dhe Tspiras marrin çmimin e paqes për Marrëveshjen e Prespës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ish-kryeministri grek Alexis Tspiras kanë marrë të shtunën çmimin ndërkombëtar të paqes Westphalia për firmosjen e Marrëveshjes së Prespës.

Kjo marrëveshje solli fundin e përplasjeve diplomatike prej 2 dekadash mes dy shteteve e si rezultat u ndryshua emri në Maqedonia e Veriut.

Ish-kryeministri grek shkroi në faqen e tij në Twitter se zgjidhja e konflikteve ndërkombëtare nëpërmjet diplomacisë arrihet nëse ka vullnet politik.

Marrëveshja e Prespës është firmosur dy palët në vitin 2018 për të zgjidhur konfliktin mes shteteve të Ballkanit, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e OKB-së. /euronews

Exit mobile version