Kryeministri Zoran Zaev sot ka deklaruar se shpreson që për më pak se 15 ditë do të jenë gati draft- amendamentet dhe do të përpunohen bashkë me opozitën.
Në konkluzat, kujton Zaev i cili sot ka marrë pjesë në “Verarinë e Vallandovës”, Kuvendi i dha jo më shumë se 15 ditë Qeverisë të përgatitë amendamentet. Por nëse e ndoqët debatin publik, ka shtuar ai, “unë u premtova deputetëve se do të kemi proces inkluziv ku ne nga Qeveria do të vijmë në Kuvend me pritjet e skicuara të amendamenteve konform Marrëveshjes së Prespës dhe do të ulemi bashkë me pushtetin dhe opozitën dhe të bëjmë draft amendamentet”.
“Besoj se atë mund ta bëjmë edhe më shkurt se 15 ditë që të mund të shkurtojmë më shumë ditë. Besoj se në kuadër të atyre 15 ditëve do të mund në të vërtetë të dakordojmë dhe presim të rritet shumica në fazat e ardhshme të mbështetjes pasi sipas meje si do t’i hapim nevojat për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, ashtu si do të jenë amendamentet përfundimtare që Kuvendi do t’i votojë, gjithnjë e më shumë konfirmohet se nuk ka asgjë të dhembshme, që është e vështirë, e fshehur apo gjithë këto amendamente gjithnjë e më shumë do të na bashkojnë, shpresoj për atë se do ta garantojnë të ardhmen e shtetit”, ka thënë Zaev, transmeton MIA.
Në pyetjen nëse janë të pranueshme kërkesat e opozitës, Zaev ka theksuar se ka pasur rastin të sheh katër pika dhe të njëjtat i ka lexuar me vëmendje.“Njëra është të konfirmohet identiteti maqedonas, e dyta është mënyra e pranimit, ndërsa në kuadër të marrëveshjes ajo është e mundur, ashtuqë besoj se dëshirojnë precizim të qartë, se konjekcioni do të jetë i qartë me anëtarësimin tonë, do të ndërlidhet me vetë përdorimin e brendshëm. Të gjithë ato kapituj të cilat nuk do të hapen apo gjitha ato përdorime të përditshme dhe në shtëpi, që nuk janë mbuluar me kapitujt, ajo do të nënkuptojë se me anëtarësimin e plotë në BE do të thotë njohje e kompletuar e emrit apo të shtesës për përdorimin e saj të plotë në Maqedoni”, ka sqaruar Zaev.