YPG/PKK-ja shfaqet me armët antitank prodhim amerikan në vijën e frontit në Manbij

Në vijën e frontit në Manbij, të pushtuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë, elementët e organizatës kanë drejtuara armët antitank prodhim amerikan në drejtim të zonës së operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Në fotot e marra nga brenda vijës së frontit në anën e Manbijit, terroristët po vëzhgojnë drejtimin e Jarablus, i cili kontrollohet nga Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane.

Një nga terroristët e YPG/PKK-së, të cilët kanë në duar armë të lehta dhe të rënda të prodhimit rus dhe amerikan, ka një raketë TOW, e cila njihet si pajisja më efektive kundër mjeteve të blinduara.

Terroristët duket se po përgatisin mortaja dhe mitraloza të rëndë në vijat e frontit në drejtim të Jarablus.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftuan se do të mbledhin armët e rënda që i dhanë organizatës terroriste YPG/PKK me arsyetimin e luftimit të DEASH-it nga organizata pas përfundimit të DAESH-it, por nuk e bënë një gjë të tillë.

Në pamjet e regjistruara në Manbij, kuptohet se YPG/PKK ka ulur flamujt e organizatës.

Organizata u përpoq të kamuflohej kundër një operacioni të mundshëm të Turqisë duke ngritur flamurin e regjimit të Bashar Al-Assad në pikat qendrore në vend të flamujve që kishte ulur më parë në Tal-Rifaat.

Anëtarët e YPG/PKK-së, të cilët përdorin emrin Forcat Demokratike Siriane (SDF) në Siri, i bashkojnë simbolet e një strukture të quajtur “këshilli ushtarak” në kamuflazhin e tyre në Manbij.

Në fjalimin e tij në vitin 2017, gjenerali Raymond Thomas, komandanti i Forcave Speciale të SHBA-së në atë kohë, njoftoi se kanë gjetur SDF-në si një emër për YPG/PKK. /trt