Butoni do të vazhdojë të ekzistojë dhe krijuesit do të mund ti shohin ato por ju si shikues nuk do ti shihni më.
Një eksperiment i YouTube me fshehjen e numrit të mospëlqimeve mesa duket ka qenë i suksesshëm. Kompania ka vendosur të lançojë një ndryshim i cili do të fshehë numrin e mospëlqimeve për të gjitha video në YouTube.
Butoni do të vazhdojë të ekzistojë dhe krijuesit do të mund ti shohin ato por ju si shikues nuk do ti shihni më.
Google e di se disa njerëz përdorin numrin e pëlqimeve për të ndërmarrë vendime nëse duhet parë një video ose jo. Nga ana tjetër kanalet e reja dhe të vogla bien pre e fushatave të mospëlqimit.
Vetë YouTube ka qenë viktimë e këtyre fushatave siç ishte videoja Rewind 2018-ën. Në teori ndryshimi duhet të krijojë një ambient më gjithëpërfshirës dhe më të sigurtë. /