Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri duke folur rreth projektligjit për Trepçën fillimisht ka folur për rëndësinë e saj në ekonominë e Kosovës, në të kaluarën.
“Ky kompleks industrial ka pas për qëllim që resurset jo vetëm të fisnikërohen por edhe të përpunohen në produktet finale. Që këto produkte të mbeten në Kosovë dhe të përfitojë Kosova. Në atë kohë Trepça i ka pasur rreth 20 mijë të punësuar, nëpër forma të ndryshme”.
Sipas tij, e ardhmja e Trepçës (sipas projektligjit) është për ta shitur atë pjesë-pjesë.
“Sikur hajni që vjedh veturën dhe e shet pjesë-pjesë”, ka vlerësuar Ymeri.
Për këtë sipas tij, po kërkohet që të bëhet edhe miratimi shpejt e shpejt.
“Ta miratojmë sot shpejt e shpejt në lexim të parë dhe në të dytin dhe pastaj ta shesim atë. Ky është qëndrimi i Qeverisë karshi Trepçës. Nuk po them që ka me u shit nesër, por shumë shpejt. Sepse ligji e kushtëzon privatizimin e saj”, ka thënë ndër tjerash Visar Ymeri.