Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shprehur besimin se në zgjedhjet lokale të 22 tetorit kjo parti do të shënojë fitore në shumë komuna të Kosovës.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është dëshmuar si parti për qeverisje të mirë në Prishtinë me në krye Shpend Ahmetin dhe beson që një gjë e tillë do të arrihet edhe në komunat e tjera të Kosovës.
“Përmes Vetëvendosje dhe Shpend Ahmetit është dëshmuar se kur ke program politik ndryshimet janë të mundshme. Komuna e Prishtinës ndërpreu ndërtimet pa leje, përmirësoi procesin e menaxhimit të arsimit, shëndetësinë, e largoi luksin. Dhe pas 22 tetorit komuna të tilla do të kemi shumë. Kosova do të ketë shumë Prishtina, komuna të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve./