Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka kritikuar ashpër veprimet e sotme policore ku u arrestuan disa aktivistë të kësaj lëvizjeje në lidhje me dyshimet si të përfshirë në sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.
Ymeri ka thënë se këto metoda të arrestimeve janë metoda të UDB-së.
“Këto metoda janë të UDB-së. Edhe më parë kanë arrestuar aktivistë të Vetëvendosjes me akuza të ndryshme, e të cilët më pas u shpallën të pafajshëm. Nuk kemi heshtur as atëherë, as sot e as në të ardhmen. Këto veprime do të na forcojnë për të rrëzuar këtë pushtet”, ka thënë Ymeri.