Ylli Betelgeuse ka shtuar 50% shkëlqimin. Supergjigandi i kuq ndodhet rreth 600 vite dritë larg nesh, dhe ka një shkëlqim pothuajse 135 herë më të fortë se Dielli, dhe sipas komunitetit shkencor mund të shpërthejë.
Dhe nëse ky fenomen do të ndodhte, nuk përmbën asnjë rrezik për Tokën, pasi distanca që na ndan është e sigurtë, specifikojne astronomët, të cilët shtojnë se do të ishte mjaft interesante nëse do të verifikohej.
Ekipi kërkimor i Universitetit të Tohoku në Japoni që e ka vrojtuar, konfirmon se mund të jetë supernova e re në galaktikën tonë, duke qenë se duket se është në fazën e avancuar të djegies së karbonit të pranishëm në bërthame, dhe kjo është arsyeja që ka rritur shumë forcën, dhe që mund të jetë etapa para shpërthimit.
Në rastin se do të shpërthente, do të çlironte materiale në sasi gjigande, do të prodhonte rreze X shumë të fuqishme dhe radiacione UV, duke sjellë edhe një spektakël dritash që do të ishte e dukshme për njerëzimin, e që do ndyshonte përgjithmonë yjësinë e Orionit.