Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım të martën në Ankara deklaroi se vetëm Turqia lufton kundër organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
“Kjo është dita e 133-të e ofensivës ‘Mburoja e Eufratit’. Deri më sot kemi neutralizuar 1.270 pjesëtarë të DEASH-it, ndërsa së bashku me të kapurit ky numër shkon në 1.561. Tani bota, flet për DEASH-in, luftën, atë, këtë… Ata rrejshëm luftojnë, vetëm flasin. Vetëm Turqia lufton. Amerika nuk bën asgjë, apo dikush tjetër. Asgjë tjetër përpos fjalëve”, deklaroi Yıldırım gjatë fjalimit në takimin e grupit parlamentar të Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) në Kuvendin e Madh Popullor të Republikës së Turqisë.
Më pas kyreministri turk Yıldırım deklaroi se Kuvendi këtë javë do të shqyrtojë propozim vendimin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend për edhe tre muaj.
“Gjatë kësaj jave Parlamenti do të shqyrtojë propozim vendimin për vazhdimin e misionit në Afganistan dhe propozim vendimin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për edhe tre muaj”, tha Yıldırım.
Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi është shpallur pas 15 korrikut të vitit 2015, kur organizata terroriste FETO tentoi të kryejë grusht shteti.