“Ne i takojmë civilizimit i cili diversitetin e kupton si pasuri, e nuk bën diskriminim në bazë të besimit, gjuhës ose racës”, porositi Yıldırım.
Kryeministri i Republikës së Turqisë Binali Yıldırım tha se është absolutisht i papranueshëm çfarëdo kufizimi kur është në pyetje qasja e muslimanëve në kompleksin Al-Aksa në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).
Yildirim përmes urdhërit zyrtar të qeverisë turke në rrjetin social Twitter porositi se Turqia pret nga autoritetet e Izraelit të respektojnë ndjeshmërinë e çështjes së kompleksit Al-Aksa për botën muslimane dhe sa më parë të heq dorë nga hapat e gabuar.
Kryeministri turk po ashtu tha se janë të gabuara edhe sulmet e objekteve fetare hebreje, duke porositur se bashkëjetesa shumëshekullore me hebrenjtë është një nga segmentet më të rëndësishme të pasurisë shoqërore të Turqisë.
“Ne i takojmë civilizimit i cili diversitetin e kupton si pasuri, e nuk bën diskriminim në bazë të besimit, gjuhës ose racës. Andaj të gabuara i konsiderojmë sulmet e objekteve fetare hebreje dhe u bëjmë thirrje qytetarëve për racionalitet dhe përmbajtje”, tha Yıldırım./Mesazhi/