Ballina Lajmet Kosovë Yee e quan Mustafën të paguximshëm

Yee e quan Mustafën të paguximshëm

Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budvë, e ka quajtur kryeministrin Mustafa të paguximshëm.

Siç njoftojnë mediat e Podgoricës, Hoyt Yee ka thënë se shpreson që kryeministri i ri i Kosovës do të ketë më shumë guxim dhe do të miratojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Për t’iu shmangur të gjitha këtyre problemeve, liderët në rajon duhet ta gjejnë guximin politik për reforma jo-popullore, por të domosdoshme, në interes të qytetarëve. Shpresoj se kryeministri i ri i Kosovës do të ketë guxim që ta miratojë Marrëveshjen për demarkacionin më Malin e Zi”, ka thënë Hoyt Yee.Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, sipas Zëvendësndihmës-sekretarit Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka forcuar konsistencën e politikës së dyerve të hapura, por edhe ka zbuluar vendosmërinë e Rusisë që të minojë të ardhmen euroatlantike të Ballkanit, duke filluar nga plani i rrezikshëm dhe i ulët për destabilizimin e Malit të Zi, nga mbështetja lëvizjeve në Bosnjë dhe nga përpjekjet për izolimin e Kosovës.“Kemi qenë dëshmitarë të retorikës nxitëse dhe të politikave ndarëse, kemi parë gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, politikanë në Republika Srpska të cilët kërcënojnë me ndarje, turmën e tërbuar që pushtoi parlamentin në Shkup, opozitën në Mal të Zi, e cila po e bojkoton jetën parlamentare”, ka thënë Hoyt Yee, duke folur për rolin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Exit mobile version