Yamal vazhdon me Barçën

Sulmuesi Lamine Yamal, do ta rinovojë kontratën me skuadrën e Barcelonës.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të hënën se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare verën tjetër.

Në fakt, në muajin korrik të vitit 2025 kur Yamal do të mbush 18 vjeç, Barcelona do ta zyrtarizoj rinovimin e kontratës me sulmuesin.

Me rinovimin e kontratës, Yamal do të mbetet pjesë e Barçës deri në vitin 2030. Kontrata aktuale, i skadon 16-vjeçarit në vitin 2026 ndërsa është pjesë e ekipit të parë prej vitit të shkuar.

Këtë edicion, Yamal ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 7 asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat.