Yakini tregon pse e la Shaqirin në stol

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin ka vendosur të sratojë pa Xherdan Shaqirin ndaj Zvicrës.

Të shtunën Zvicra barazoi pa gola me Danimarkën, ndërsa u vlerësua se nuk ishte mjaftueshëm e rrezikshme në sulm. Por selektor Yakin nuk është pajtuar me këtë.

Shaqiri është aktivizuar në minutën e 75-të.

“Vendimi nuk ishte kundër Xherdanit, por për Ruben Vargasin e Noah Okaforin”, ka thënë Yakin. Yakini ka shtuar se Shaqiri nuk është ende në ritëm pasi kampionati në SHBA ka nisur pak javë më parë. Zvicra ka bërë ndryshime në sistem, që tani nuk i përshtatet shumë Shaqirit. “Por të gjithë duhet të dinë rolin e tyre dhe ta pranojnë atë”, ka shtuar Yakin.