Ballina Arritje Teknologji Yahoo shkurton 20 përqind të fuqisë punëtore

Yahoo shkurton 20 përqind të fuqisë punëtore

Yahoo u ble nga Apollo Global për 5 miliardë dollarë në 2021. Kompania si Google, Amazon dhe Meta tashmë po luftojnë për të balancuar kostot dhe të mbeten sa më konkurruese.

Yahoo planifikon të shkurtojë më shumë se 20 përqind të fuqisë punëtore prej 8600 si pjesë e një ristrukturimi masiv.

Kompania veterane e teknologjisë është duke riorganizuar biznesin dhe do të humbasë më shumë se gjysmën e departamentit të reklamimit deri në fund të vitit.

Pothuajse 1 mijë punonjës janë prekur nga shkurtimet deri në fund të javës. Yahoo bëhet kompania më e fundit e teknologjisë që preket nga shkurtimet për shkak të inflacionit të lartë dhe interesave në rritje.

Yahoo u ble nga Apollo Global për 5 miliardë dollarë në 2021. Kompania si Google, Amazon dhe Meta tashmë po luftojnë për të balancuar kostot dhe të mbeten sa më konkurruese.

Industria e teknologjisë dikur një burim i besueshëm punësimi, shkurtoi vendet e punës në masë ku largimet arritën nivelin më të lartë në dy vite.

/PCWorld Albanian

Exit mobile version