Ballina Kuriozitete Xixëllonjat, histori 100 milionë vjeçare

Xixëllonjat, histori 100 milionë vjeçare

Një ndër gjallesat më të lashta, zbulohet një fosil në Myanmar

Xixëllonjat ndriçonin edhe para 100 milionë vitesh. Zbulohet se janë ndër gjallesat më të lashta ekzistuese dhe kjo është vërtetuar nga një fosil i gjetur në Mianmar, që rezulton të jetë më antiku i gjetur ndonjëherë i këtij insekti biolumineshent.

Xixëllonja është gjetur e depozituar në ambër dhe trupi është i ruajtur në mënyrë mjaft të mirë. E vetmja diferencë në dukje me xixëllonjat aktuale është se struktura e zonës pulsuese është ndryshe nga protoxixëllonjat.

Hapi i radhës do të jetë konfrontimi në detaje të hollësishme të të gjithë strukturës, për të rindërtuar evolucionin deri te ato aktualet.

Por ky zbulim vërtetoi se biolumineshenca e tyre ka të pakten 100 milionë vjet që është shfaqur në Tokë. Një arsye më shumë për t’i mbrojtur krijesat e dritës së netëve verore.

Exit mobile version