Xiaomi të enjten lansoi modelet e reja – Redmi Y1 dhe Redmi Y1 Lite, dhe shitja e tyre e parë rezultoi me mbi 150,000 njësi të shitura në vetëm tre minuta.
Informacioni u konfirmua nga Manu Kumar Jain, Drejtor Menaxhues i Xiaomi India.
Pajisjet jashtëzakonisht të volitshme u prezantuan nga Xiaomi në Nju Delhi të enjten e kaluar, të shoqëruar nga një slogan i çuditshëm #LoveYourselfie, pasi Redmi Y1 ka një kamera 16 MP dhe LED flash në front.
Pajisja gjithashtu mund të përshtatet me dy karta SIM dhe një microSD në të njëjtën kohë.
Versioni prej 3 GB RAM kushton INR8,999 ($ 140), ndërsa varianti 4 GB RAM është INR10,999 ($ 170).
Redmi Y1 Lite më i lirë shkon për INR6,999 ($ 110) dhe vjen me një kamerë bazë selfie 5 MP./Mesazhi/