Shpejtësitë e karikimit janë fushëbeteja e re mes kompanive Kineze të cilat vazhdimisht tregojnë arritjet e tyre në këtë drejtim.
Xiaomi tregoi teknologjinë më të fundit të karikimit duke pretenduar njëherazi rekordet e reja botëror në shpejtësitë wireless dhe me kabëll.
Duke përdorur një model të modifikuar Mi 11 Pro me bateri prej 4,000 mAh, Xiaomi arriti të karikonte smartfonin në 8 minuta përmes një sistemi 200-vat që e quan “HyperCharge” ose për 15 minuta me sistem wireless 120-vat.
Shpejtësitë e karikimit janë fushëbeteja e re mes kompanive Kineze të cilat vazhdimisht tregojnë arritjet e tyre në këtë drejtim.
Dy vite më parë Xiaomi tregoi teknologji 100-vat që karikoi një bateri për 17 minuta ndërsa Mi 10 Ultra i vitit të kaluar u karikua në 23 minuta me 120-vat edhe pse kishte btaeri më të madhe prej 4,500 mAh.
Oppo është një tjetër lider në këtë fushë me teknologjinë VOOC. Vitin e kaluar demonstroi karikim për 20 minuta të një bateri 4,000 mAh me sistem 125-vat.
Përpjekjen më të fundit të Xiaomi mund ta shikoni në këtë cicërimë: