Festivali i shitjeve quajtur Dita e Beqarëve është shndërruar nga një periudhë ofertash një ditore në disa javore duke përfshirë dhjetëra platforma të mëdha në vend.
Kompania Kineze e prodhimit të smartfonëve dhe pajisjeve elektronike konsumatorë Xiaomi, tha ka pasur shitje rekord gjatë festivalit të shitjeve 11.11.
Nga 23 Tetori deri më 11 Nëntor Xiaomi ka shitur më shumë se 3.11 miliardë dollarë produkte në platformat si Alibaba, Tmall, Taobao, JD.com, Pinduodou dhe Douyin.
Aksionet e Xiaomi u rritën me 2 përqind në bursën e Hong Kongut pas lajmeve ndërsa Alibaba dhe JD.com vendosën të mos jepnin shifra të sakta për vitin e dytë me radhë.
Sipas brendit JD tha se volumi i transaksioneve në produkte Apple tejkaloi 1.39 miliardë dollarë. Lululemon, një markë e re në tregun Kinez, shikoi volumin e transaksioneve të rriteshin me 260 përqind gjatë festivalit të blerjeve krahasuar me një vit më parë.
Ndërkaq Alibaba nuk ndau asnjë detaje të shitjeve të produkteve apo brendeve. Xiaomi pretendon se smartfoni i fundit Xiaomi 14 ishte produkti më i shitur në Tmall gjatë datave 4-11 Nëntor.
Festivali i shitjeve quajtur Dita e Beqarëve është shndërruar nga një periudhë ofertash një ditore në disa javore duke përfshirë dhjetëra platforma të mëdha në vend.