Ballina Arritje Teknologji Xiaomi prodhuesi i parë që përdor kamër 200-megapiksel në një smartfon

Xiaomi prodhuesi i parë që përdor kamër 200-megapiksel në një smartfon

Prezantuar vetëm javën e kaluar, ISOCELL HP1 është sensori i parë i Samsung me teknologjinë ChameleonCell që sipas kompanisë përmirëson ndjeshëm performancën në dritë të paktë.

Smartfoni Xiaomi që do të sfitojë Samsung Galaxy S22 mund të vijë me një kamër 200-megapiksel sipas një raporti të fundit.

Edhe pse detajet janë të paktë, ekzistojnë gjasat që Xiaomi do të jetë i pari që përdorin sensorin 200-megapiksel ISOCELL HP1 të Samsung. Prezantuar vetëm javën e kaluar, ISOCELL HP1 është sensori i parë i Samsung me teknologjinë ChameleonCell që sipas kompanisë përmirëson ndjeshëm performancën në dritë të paktë.

Edhe pse sensori 200-megapiksel do të ofrojë rezolucion shumë më të lartë sesa sensori 50-emgapiksel ISOCELL GN2 përdorur në Mi 11 Ultra, madhësia e pikselëve 0.64um nuk është aq impresionues.

Është pikërisht madhësia e vogël e këtyre pikselëve që smartfoni i Xiaomi mund të ketë dy sensorë kryesorë. Flagshipi i ardhshëm i kompanisë do të quhet Xiaomi 12 dhe mund të debutojë drejt fundit të vitit ose fillim të 2022.

Në brendësi do të sjellë procesorin e ri, Snapdragon 898. /PCWorld Albanian

Exit mobile version