Xiaomi la pas Samsung duke shitur 12.7 milionë telefonë, 67.1% më shumë se një vit më parë.
Prodhuesi Kinez i smartfonëve Xiaomi pasi kaloi Apple si prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve në tre mujorin e dytë të 2021, tashmë është bërë prodhuesi më i madh në Evropë për herë të parë.
Xiaomi la pas Samsung duke shitur 12.7 milionë telefonë, 67.1% më shumë se një vit më parë. Shitjet e Samsung ranë me 7% në 12 milionë edhe pse prodhuesi Korean mbetet më i madh në botë.
hitjet në tërësi në Evropë u rritën falë rikuperimit nga Covid-19 sipas firmës analitike Strategy Analytics që postoi këto shifra. Shitjet e iPhone u rritën me 15.7% gjithashtu falë interesit të lartë të iPhone 12.
Fokusi i Xiaomi tek vlera siduket e kanë ndihmuar të penetrojë në Evropë. Konkretisht ka shkëlqyer në Rusia, Ukrainë, Spanjë dhe Itali. Rritja e Xiaomi është ushqyer edhe nga rënia e Huawei pas sanksioneve Amerikane që i hoqën të drejtën e përdorimit të Android dhe shërbimeve Google në 2019-ën. /PCWorld Albanian