Xiaomi ndërton për herë të parë një telefon “flip” me ekran me palosje

Xiaomi ka arritur të paketojë brenda telefonit një bateri masive prej 4,780 mAh, dukshëm më e lartë sesa bateria që gjendet jo vetëm në Galaxy Z Flip 6 por edhe smartfonin më të madh Galaxy Z Fold 6 të Samsung.

Telefonët me ekrane me palosje në formatin guackë, ose quajtur ndryshe si telefonët “flip” janë popullarizuar me shpejtësi që kur Samsung lançoi seritë Galaxy Z Flip.

Tani Xiaomi është gati hyjë në këtë treg duke lançuar telefonin e parë flip quajtur Mix Flip dhe ka një dizajn të mrekullueshëm.

Debutimi i tij pritet të bëhet kësaj jave dhe është përgjigja e Xiaomi ndaj serive shumë popullore të Samsung por edhe modeleve të kompanive të tjera si Motorola Razr.

Përmes një postimi në rrjeti social Weibo, Xiaomi ofron disa detaje lidhur me pajisjen. Mix Flip do të fuqizohet nga çipi flagship i vitit Snapdragon 8 Gen dhe vjen me memorie UFS 4.0 dhe RAM LPDDR5X.

Ekrani i jashtëm ka madhësi prej 4.01-inç dhe ndriçim prej 1,600 nits. Ai ofron mbështetje për aplikacione në dritare të plotë por edhe mini-aplikacionet. Madje edhe një tastierë të plotë.

Xiaomi ka arritur të paketojë brenda telefonit një bateri masive prej 4,780 mAh, dukshëm më e lartë sesa bateria që gjendet jo vetëm në Galaxy Z Flip 6 por edhe smartfonin më të madh Galaxy Z Fold 6 të Samsung.

Debutimi i plotë së bashku me çmimin dhe disponueshmërinë do të bëhet më 19 Korrik. Në letër çdo gjë duket e pabesueshme.