Xiaomi kalon pritshmëritë, shet mbi 100 milionë pajisje për 10 muaj
Xiaomi kishte synuar që të shiste më shumë se 100 milionë telefona gjatë vitit 2018, megjithatë dy muaj pa u mbyllur ky vit ka arritur këtë shifër, raporton GSMArena.
Lei Jun, themelues i Xiaomit, në një fjalim në Forumin “Zhong Guan Cun” në Pekin konfirmoi se kjo shifër ishte arritur më 26 tetor, transmeton Koha.net.
Ai ka deklaruar se kompania e tij e ka shënuar rritjen më të madhe në tregun aktual.