Xiaomi bëhet prodhuesi i katërt më i madh i smartfonëve në Evropën Perëndimore

Nuk është thjeshtë India. Evropa e dashuron Xiaomin gjithashtu. Presidenti i Xiaomi International Shou Zi Chew tregoi se kompania është prodhuesi i katërt më i madh i smartfonëve në Evropën Perëndimore.

Pjesa e tregut e kompanisë është rritur me 90% krahasuar me një vit më parë. për tre muajt e parë të 2019, Xiaomi regjistroi të ardhura prej 10 miliardë dollarësh. Gjysma e tyre vinin jashtë Kinës që do të thotë se Xiaomi tashmë është një kompani globale.

Këtë vit Xiaomi synon të shesë 10 telefonë 5G, shumica e të cilëve do të jenë të disponueshëm globalisht. Por Xiaomi prodhon më shumë sesa telefonë ku përfshihen elektroshtëpiaket e madje edhe skuterë elektrikë. Sipas Shou, skuterët përbëjnë 17% të tregut në Evropën Perendimore. /PCWorld Albanian